Preket Ruka: Vëllai im lexonte shumë libra qysh i vogël, e formoi tradita e pasur e vendit tonë

Shqipëria

Preket Ruka: Vëllai im lexonte shumë libra qysh i vogël, e formoi tradita e pasur e vendit tonë

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 21:54
Et’hem Ruka

Profesori Et’hem Ruka foli edhe për vëllain e tij Petrit Rukën, i cili ndërroi jetë para një viti.

Ai tha se vëllai i tij lexonte shumë libra qysh në vegjëli dhe se letërsia e tij u pasurua nga traditat dhe përrallat e zonës ku u rrit.

Ruka: Unë e kam të vështirë të flas për vëllain tim. Nuk jam njeriu i duhur për të analizuar letërsinë e tij, por flas si vëlla. Kur Petrit ishte i vogël i kam ushqyer me dashurinë për librin dhe nuk kam njohur njeri që të lexonte më shumë se sa im vëlla.

Ruka: Këto 30 vite njerëzit kanë dëgjuar fyerje dhe debate pa mend, duhen ftuar njerëz të urtë

Nuk e hiqte librin nga dora. Shkoi poezi qysh në shkollë fillore dhe nuk besoj se janë vetëm librat që lexoi, ajo që e formoi ishte tradita jonë e pasur në zonën tonë, vajet, traditat dhe përrallat tona. Babain ynë ka qenë njeriu që tregonte më mirë përralla. Në shtëpi mblidheshin edhe fëmijët në fshat dhe e dëgjonin.

Emisioni “Drejt” nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte në RTV Ora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat