Përplasja Rama-Kim/ Deputeti i PD: Situatë e trazuar mes qeverisë dhe ambasadës. Hila: Sjellja e Ministrisë së Jashtme, jo normale

Shqipëria

Përplasja Rama-Kim/ Deputeti i PD: Situatë e trazuar mes qeverisë dhe ambasadës. Hila: Sjellja e Ministrisë së Jashtme, jo normale

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 21:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku i ftuar në studion e emisionit ‘Open’ në News24 ka folur në lidhje me marrëdhëniet e kryeministrit Rama dhe të ambasadores së SHBA në vend, Yuri Kim.

Sipas Çollakut njoftimi i ministrisë së Jashtme për zëvendësimin e Kim nuk është një sjellje normale, ndërsa shtoi se ka një marrëdhënie të trazuar mes qeverisë dhe ambasadës amerikane.

Në të njëjtën vijë mendimi ishte dhe analisti Dritan Hila i cili deklaroi po ashtu se kjo nuk është një sjellje normale nga ana e ministrisë shqiptare, ndërsa shtoi se marrëdhëniet mes Ramës dhe Kim nuk kanë qenë shumë të ngrohta duke qenë se kryeministri sipas tij ka lënë të kuptohet përmes disa gjesteve.

Çollaku: 

Është një njoftim  çuditshëm sepse nuk është detyra e ministrisë së jashtme për largimin e ambasadores. Ka një marrëdhënie të trazuar mes qeverisë dhe ambasadës amerikane. Një situatë të tillë ka pasur dhe në kohën e ambasadorit Arvizu, ku në procesin e largimit të tij ka pasur komente nga zyrtarë të ministrisë. Është një gëzim naiv në mendimin tim, është një status tipik në kontekst shqiptar.

Hila:

Nuk është një sjellje normale, është një çështje ngërçi mes dy palëve. Ngërçi Ramës i vjen nga drejtësia, ndoshta se ai do të fusë njerëzit e tij aty, dhe atij ndoshta nuk i pëlqen që po goditet vetëm krahu i majtë dhe jo ai i djathtë. Kjo vjen në vazhdën e disa ngërçeve politike në vend. Kjo i bën ambasadorët të dalin pak jashtë fokusit të tyre. Marrëdhëniet me Kim nuk kanë qenë shumë të mira vitin e fundit, ka pasur gjeste të Ramës ku është dukur se nuk ka një marrëdhënie të ngrohtë mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat