Reshjet e shiut/ Vasili: Përmbyten fshatrat e Krujës sepse hapen portat e Bovillës

Shqipëria

Reshjet e shiut/ Vasili: Përmbyten fshatrat e Krujës sepse hapen portat e Bovillës

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 13:06
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për situatën e krijuar në vend për shkak të reshjeve të shiut.

Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se janë përmbytur fshatrat e Krujës për shkak se janë hapur portat e Bovillës.

Për këtë, Vasili bën përgjegjës kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ai thotë se në këtë situatë, shkarkimet duhet të jenë të kontrolluara.

Postimi i Petrit Vasilit:

Përmbyten fshatrat e Krujës se hap portat e Bovilles Veliaj ne Tirane! Shkarkimet e Bovilles se Erion Veliajt permbytin fshatrat e Krujes, kjo eshte “ndihma”, qe Bashkia e Tiranes po jep per permbytjet.

Prefektura e Durresit thote se Lumi Ishëm në pjesën e fshatit Marqinë, Njësia Administrative Bubq, Bashkia Krujë si pasojë e prurjeve nga rreshjet ka dalë nga shtrati, pasi ka shkarkime nga Liqeni Bovillës.

Prefektura e Durresit e gjendur para ketij problemi kaq kritik kerkon qe se paku shkarkimet e Bovilles te jene te kontrolluara. Ky Veliaj qe premtonte dikur se do ti lajmeronte qytetaret qe perpara per motin e keq tani nuk i njofton as kur hapin portat e Bovilles qe permbytin shtepi dhe qindra ha toke.

Hajde besoji këta po të duash!!

Me poshte keni edhe informacionin e Sektorit te Planifikimit, Përballimit të Emergjencave civile dhe Krizave te Prefektures Durres per situaten me te fundit te rreshjeve:

“PREFEKTI I QARKUT DURRËS

Sektori i Planifikimit, Përballimit të Emergjencave civile dhe Krizave. Nga komunikimi me strukturat përgjegjëse vendore, si dhe ato të gadishmërisë së përhershme, kanë vijuar rreshjet me intensitet deri mesatar;

Lumi Erzen në pjesën e fshatit Hardhishtë, Njësia Administrative Gjepalaj, Bashkia Shijak ka dalë nga shtrati si pasojë e prurjeve me intensitet gjatë natës. Nuk ka rrezik për banesa;

Lumi Ishëm në pjesën e fshatit Marqinë, Njësia Administrative Bubq, Bashkia Krujë si pasojë e prurjeve nga rreshjet ka dalë nga shtrati, pasi ka shkarkime nga Liqeni Bovillës;

Nuk ka problem me argjinaturat e ujëmbledhësve dhe rezervuarë; Niveli në Hidrovorin e Porto Romanos është -80cm kurse në Hidrovin e Hamallajt -1m; Ka prani uji por të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme normalisht;

Të gjitha strukturat gjatë gjithë natës kanë qenë në terren (pas edhe kërkesës së ditës së djeshme nga Prefekti) me të gjitha kapacitetet e tyre. Prefekti kërkon nga ana e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për një komunikim me administratorët e Liqenit të Bovillës për të pasur shkarkime të kontrolluar.

Institucioni i Prefektit është në monitorim çdo moment të situatës, bashkëpunim me të gjitha strukturat përgjegjëse vendore dhe të gadishmërisë së përhershme. Mbetemi në kontakt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat