Përmbytet sërish Shqipëria, situata mund të përkeqësohet në orët në vijim

Shqipëria

Përmbytet sërish Shqipëria, situata mund të përkeqësohet në orët në vijim

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 09:28
Gjate natës lumi Ishëm ka dal nga shtrati

Reshjet e pandërprera dhe me intensitet të lartë, sjellin sërish përmbytje në zonën e Murqinës dhe Mallkuçit.

Gjate natës lumi Ishëm ka dal nga shtrati duke përmbytur me dhjetëra hektar tokë bujqësore, ndërsa disa banesa në këto dy fshatra janë të rrethuara nga uji.

Gjithashtu të mbushura me ujë janë dhe kanalet kulluese, duke bllokuar disa rruge të fshatrave.

Niveli i ujit në lumin Gjole ka arritur në kuotata maksimale. Situata mund të përkeqësohet nëse reshjet vijojnë me këtë intesitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat