Makina përplas këmbësorin në Divjakë, ndërron jetë në spital

Shqipëria

Makina përplas këmbësorin në Divjakë, ndërron jetë në spital

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë është regjisturar mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Çermë e Sipërme në Divjakë. Policia bën me dije se një makinë tip Benz që drejtohej nga një 55 vjeçar ka përplasur shtetasin I. Sh., 77 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 20:00, në fshatin Çermë e Sipërme, shtetasi Sh. D., 53 vjeç, banues në Zharrnec, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin I. Sh., 77 vjeç, banues në Çermë e Sipërme, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”, njofton policia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat