Gert Shehu “fal” truprojat e ish-kryeministrit

Shqipëria

Gert Shehu “fal” truprojat e ish-kryeministrit

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 11:13
Pamje kur u sulmua Berisha

31-vjeçari, Gert Shehu, i cili goditi me grusht kreun e PD Sali Berisha ka vendosur të mos padisë truprojat e ish-kryeministrit të cilët ushtruan dhunë ndaj 31-vjeçarit për ta neutralizuar.

Dje Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 31-vjeçarin. Gjatë marrjes në pyetje Shehu nuk ka shfaqur pendesë për goditjen ndaj Berishës. Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar kartelat mjekësore të 31-vjeçarit.

Ai akuzohet për për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje, ndërsa prokuroria pritët të kërkojnë masën “arrest me burg”.

Ngjarja ndodhi katër ditë më parë në rrugën që lidh selinë e Partisë Demokratike me bulevardin Dëshmorët e Kombit gjatë protestës së opozitës. Gert Shehu, u shpëtoi nga duart truprojave dhe arriti që të godiste me grusht kreun e PD-së, Sali Berisha, teksa ky i fundit po marshonte për në bulevard. Ishte një goditje që nuk pritej nga Berisha i cili u rrëzua në tokë pasi u grushtua, por ndonëse me plagë në fytyrë i shkoi deri në fund skenarit të protestës. Menjëherë kanë ndërhyrë truprojat e Berishës dhe simpatizantët të Partisë Demokratike, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e 31-vjeçarit. Pas arrestimit, para oficerëve të policisë Shehu ka thënë “Kisha inat personal”. I riu ka dhënë deklarata kontradiktore, pasi ndonëse në njërën ka thënë se kishte inat personal, në të tjerat mësohet se nuk ka dhënë arsye. 31-vjeçarit i është komunikuar masa e arrestit në Spitalin e Traumës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat