Drejtoresha e Spitalit të Peshkopisë lë qytetarët e Dibrës në mëshirë të fatit

Shqipëria

Drejtoresha e Spitalit të Peshkopisë lë qytetarët e Dibrës në mëshirë të fatit

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 00:18
Drejtoresha

Piranjat kanë trajtuar këtë të diel një problem mjaft shqetësues në spitalin e Dibrës, ku sot vuajnë për specialistë “EZHE-je” edhe pse kanë trajtuar një pjesëtare të stafit.

Piranja Aida Topalli ka udhëtuar drejt Dibrës për tu informuar mbi shqetësimin e infermieres së re, e cila pasi është trajnuar në Tiranë për bërjen e “EZHE-së” dhe pasi ka punuar për 1 vit në këtë profesion në Spitalin e Dibrës, është urdhëruar nga Drejtoresha që të lëvizë në sektorin e patalogjisë, pa sjellë ende një zëvendësuese.

Nga ana tjetër Drejtoresha pretendon se në këtë spital bëhet EZHE-ja normalisht dhe se pretendimet nuk qëndrojnë.

Por ashtu si gjithmonë Aida Topalli ecën sipas parimit “Provo dhe beso”. Ajo ka shkuar në spitalin e Dibrës për të parë nëse bëhet apo jo “EZHE-ja, dhe justifikimet e stafit mjekësor aty duken sa qesharake aq edhe jo profesionale.

Derisa të trajtohet një tjetër ekspertë për bërjen e EZHE-së, qytetarët Dibranë do të duhet të vijnë në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat