Përfundon procesi i Primareve në Elbasan dhe Elbasan, Luçiano Boçi dhe Igli Cara garojnë për kryetar bashkie

Shqipëria

Përfundon procesi i Primareve në Elbasan dhe Elbasan, Luçiano Boçi dhe Igli Cara garojnë për kryetar bashkie

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 20:42
Luçiano Boçi

Përfundon procesi i numërimit të votave të Primareve të PD-së për Bashkinë e Elbasanit, nga ku  fitues është shpallur deputeti Luçiano Boçi, i cili konkurronte i vetëm në këtë garë.

Lajmin e bëri të ditur vetë kryetari i Partisë Demokratike të Elbasanit, Blend Himçi, përmes një deklarate për mediat.

“Ka përfunduar procesi i “Primareve” për Bashkinë e Elbasanit. Kanë marrë pjesë 2183 votues, nga këto 2168 vota pro Luçiano Boçit, 7 kundra dhe 3 të pavlefshme. Zyrtarisht kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit do të jetë Luçiano Boçi”, është shprehur Himçi.

Ndërkohë në Belesh është shpallur fitues Bedri Qypi me 535 vota pro dhe 12 kundër, ndërsa në qytetin e Cërrikut fitues është shpallur Servet Duzha me 260 vota, ndërsa kundërshtarja e tij Ankelita Çela me 107 vota.

Sakaq, në Durrës ka fituar Igli Cara me 1398 vota kundrejt 299 vota te Armand Dervishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat