U konfirmove nga Rama për Bashkinë Lezhë? Ja si përgjigjet Pjerin Ndreu

Shqipëria

U konfirmove nga Rama për Bashkinë Lezhë? Ja si përgjigjet Pjerin Ndreu

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 14:02
Pjerin Ndreu

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu anashkaloi pyetjen në një intervistë për Euronews Albania nëse është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama për të kandiduar për Bashkinë e Lezhës.

Në përgjigjen e tij ai u fokusua tek situata me përmbytjet.

“Është gjëja e fundit kjo që më shkon mendje kjo puna e konfirmimit sot. Nuk është dita për dhënë deklarata konfirmimi. Ne po menaxhojmë situatën këtu. Çështja e konfirmimit është thjesht një çështje që i takon të tjerave organizmave”, u shpreh Ndreu.

Gjatë deklaratave të fundit, kryeministri Edi Rama nuk ka kryer lëvdatat për Ndreun për punën e bërë për këtë bashki.

Ndërkohë bëhet me dije se Edi Rama ka konfirmuar Erion Veliaj në Tiranë, në Gjirokastër Flamur Golemi, Alma Hoxha në Përmet, në Shijak Elton Arbana, Pjerin Ndreu në Lezhë, Andi Salla në Cërrik, në Dibër e Bulqizë pritet të jenë kryetarët aktualë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat