Berisha tek familjet në Obot të Shkodrës: KESH-in e kthyen në ndërmarrje private! Ja nisma ligjore që do ndërmarrim ne

Shqipëria

Berisha tek familjet në Obot të Shkodrës: KESH-in e kthyen në ndërmarrje private! Ja nisma ligjore që do ndërmarrim ne

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 16:03
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se ka hapur fshehtas tunelin e Komanit dhe portën e Zadejës, që sipas tij, sollën dhe përmbytjet në zonën e Shkodrës.

Berisha gjatë vizitës së tij në familjet e përmbytura në Obot të Shkodrës deklaroi se qeveria e bëri fshehtas, pasi ligji detyron KESH-in që të dëmshpërblejë të gjitha familjet.

Kryetari i PD-së tha se do të dorëzojë në Kuvend një nismë ligjore që detyron me ligj KESH-in të krijojë fondin e përmbytjeve dhe të mos preket në asnjë rast përveçse fatkeqësive të tilla.

Berisha: Hapin fshehtas tunelin e Komanit, hapin portën e Zadejës dhe vjen pastaj përmbytja me shpejtësi të rrufeshme. Njerëzit kanë qenë jashtë dhe nuk kanë hyrë dot në shtëpi. Ky nuk njeh asnjë ligj. Ligji detyron KESH-in të dëmshpërblejë çdo dëmshpërblim që bën. Ne do të marrim menjëherë nismën për të detyruar me ligj KESH-in të krijojë fondin e përmbytjeve. Të mos ndikohet nga funksionimi i tij, por ai fond të ruhet vetëm me rastin e përmbytjeve. Ligji detyron atë që përmbyut, të dëmshpërblejë. Këta e kanë shndërruar KESH-in në një ndërmarrje private.

Kanë prodhuar 9 terravat energji në 2021. Kjo është 2 terravat më shumë se sa konsumi në vit. Këta me eksporte bëjnë një bixhoz me shitjet dhe blerjet e energjisë. Ndajnë dhjetra miluionë në kompanitë offshore. Kanë 10 vjet që nuk dëmshpërblejnë. Prej tyre, gjysma e ushtarëve të Shërbimit kanë dhënë dorëheqjen. Nuk i lanë sepse kanë kontratën. Japin dorëheqjen se i mbajnë me rroga minimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat