Tragjedi në Malësinë e Madhe, makina u mor nga uji, vdesin babë e bir

Shqipëria

Tragjedi në Malësinë e Madhe, makina u mor nga uji, vdesin babë e bir

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në ujërat e Përroit të Thate në Bogë.

Një makinë në të cilën po udhëtonin babai dhe dy fëmijët është marrë nga uji.

Fatkeqësisht babi dhe djali kanë ndërruar jetë. Ndërsa vajza ka arritur të shpëtonte, sipas Ora News.

Pjetër Gjoka ishte drejtuesi i mjetit që mori uji përpara në afërsi të Bogës.

Bogë është një fshat në ish-komunën e Shkrelit, në veri të Shqipërisë. Me reformën e qeverisjes vendore të vitit 2015 u bë pjesë e bashkisë Malësi e Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat