Ngacmoi s*ksualisht nxënësen, shoqërohet mësuesi 62-vjeçar dhe nisin hetimet për rastin

Shqipëria

Ngacmoi s*ksualisht nxënësen, shoqërohet mësuesi 62-vjeçar dhe nisin hetimet për rastin

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 21:58
Foto ilustrim

Një mësues është shoqëruar nga policia e Beratit, pas denoncimeve se ai ka ngacmuar seksualisht nxënësen e tij 14-vjeçare.  Ngjarja ka ndodhur në shkollën e fshatit Barç në Skrapar, ndërsa policia thotë se mësuesi 62-vjeçar akuzohet për “ngacmim seksual”.

Gjithashtu, në ambientet e policisë Berat i është marrë deklarata nxënëses 14 vjeçe, në prani të prindit të saj, psikologut dhe avokates.

“Mbi rastin e transmetuar në emisionin investigativ ”Fiks Fare”, për një nxënëse 14 vjeçe që ka pohuar se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj, në shkollën e fshatit Barç, Skrapar, sqarojmë opinionin publik se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar e kanë shoqëruar menjëherë shtetasin S. B.(mësues), në ambientet e Komisariatit.

Gjithashtu, në ambientet e DVP Berat, i është marrë deklarata nxënëses 14 vjeçe, në prani të prindit të saj, psikologut dhe avokates.

Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë referuar materialet në prokurori dhe ka nisur procedimi penal për shtetasin S. B., 62 vjeç, banues në fshatin Barç, Skrapar, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat