Urgjenca e Gjirokastrës vetëm me dy doktorë

Shqipëria

Urgjenca e Gjirokastrës vetëm me dy doktorë

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 12:46
Ilustrim

Ikja e mjekëve dhe infermierëve është një shqetësim i madh për vendin tonë prej vitesh tanimë.  Fluksi i madh i ikjeve ka dhënë rezultat negativë kryesisht në spitalet e rretheve. Gjirokastra përballet me mungesë mjekësh, ndërsa vetë ata thonë se përfshirja e mjekëve të rinj në sistem është një zgjidhje efektive.

Ikjet masive të mjekëve dhe infermierëve ka dhënë rezultate negative kryesisht në spitalet rajonale në rrethe.

Në Gjirokastër situate është shqetësuese në Urgjencën e Spitalit.

Bledi Çela, njëri prej mjekëve të urgjencës e pranon se situata nuk është e favorfshme.

 “Vështirësia është, dhe është e përhershme, në çdo rast e mendojmë, ikën një mjek, kush do vij ta zëvendësojë. Një pjesë e mjekëve të rinj zgjedhin të shkojnë nëpër lagje, të punojnë dhe të mos vijnë në mëngjes në punë,” tha ai.

Për shkak të numrit të ulët të mjekëve në zonat përreth në Gjirokastër shkojnë edhe qytetarë nga Saranda e Tepelena, ndaj ky fluks e vështirëson edhe më tej situatën.

 “Ne si spital mbulojmë dhe Tepelenën dhe Përmetin. Po kështu dhe Saranda ka raste që vijnë , pavarësishtë se këto duken rrethe të vogla, nga numri i vizitave, këto  janë rrethe që janë me punë, sepse atije kan ngelur më shumë  mosha të treta,” ai.

Shkak për numrin e ulët të mjekëve është emigrimi, ndërsa zgjidhja mund të jetë edhe përfshirja e mjekëve të rinj në sistem.

“Për problemin e mjekëve të urgjencës unë jam përpjekur që mjekët e rinjë ti angazhoj dhe ti fus në punë, po duhet ta shikoj punën dhe në këndvështrimin e mjekëve të rinj. Besoj që ka nevoj nje rregullim të sistemit, dhe mjekëve të rinjë tu japim një mundësi të punojnë,” tha ai.

Qindra mjekë dhe infermierë llogariten të jenë larguar nga vendi vitet e fundit, për të emigruar kryesisht në Gjermani, aty ku gjejnë rroga dhe kushte më të mira pune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat