Rama: Kush është kundër investimit në port, është armik i të ardhmes

Shqipëria

Rama: Kush është kundër investimit në port, është armik i të ardhmes

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 11:19
Edi Rama

Kushdo të akuzon projektin e Portit të Durrësit, për kryeministrin Rama janë persona që nuk duan ta shohin qytetin bregdetar në majë të mundësive, por në plehra.

Duke e cilësuar projektin e Portit të Durrësit si nga investimet më të mëdha në Ballkan, Rama thotë se kjo do e kthejë qytetin në një nga destinacionet kryesore turistike në Mesdhe.

Për Ramën kushdo që del kundër saj janë armiq të së ardhmes së Durrësit.

“Armiqësia kundër investimit më të madh në rajon, i cili do ta transformojë Durrësin në një ndër destinacionet kryesore turistike të Mesdheut, duhet t’iu shërbejë të gjithë durrsakëve për të parë fytyrën e armiqve të së ardhmes së Durrësit; o me Durrësin në majë o me ata në plehra”, shkruan Rama në Twitter.

Edhe një ditë më parë Rama tha se ky investim do jetë  një krenari kombëtare dhe se ata që janë tërbuar janë “non gratat dhe spiunit” që financohen me para ruse. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat