Prej disa ditësh rezultonte i humbur, gjendet i pajetë 50-vjeçari! Policia hap me forcë derën e shtëpisë dhe…

Shqipëria

Prej disa ditësh rezultonte i humbur, gjendet i pajetë 50-vjeçari! Policia hap me forcë derën e shtëpisë dhe…

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Më datë 14.11.2022, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Kukës, ka bërë kallëzim shtetasi Y. K., se kishte disa ditë që kishte humbur kontaktet me të afërmin e tij, shtetasin A. K.

Mënjëherë, shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, së bashku me shtetasin Y. K.,  kanë shkuar në banesën e shtetasit A. K. Shërbimet e zjarrfikëses kanë hapur me forcë derën e cila ishte e mbyllur nga brenda dhe në banesë kanë gjetur të pajetë shtetasin A. K., 50 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Nga hetimet paraprake  dyshohet se shtetasi A. K., në gjendje depresioni, është vetëvrarë, disa ditë më parë, duke prerë damarët me thikë.

Në vendin e ngjarjes grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën dyshohet se ai është vetëvrarë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat