ADN vendos gjithçka! Eshtrat e gjetura në Librazhd mund të zbardhin misterin e zhdukjes së “Renit”

Shqipëria

ADN vendos gjithçka! Eshtrat e gjetura në Librazhd mund të zbardhin misterin e zhdukjes së “Renit”

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 19:06
Renato Hamzai

Prokuroria e Elbasanit ka rihapur hetimet për zhdukjen e këngëtarit të tallavasë, Renato Hamzai, i njohur ndryshe si “Reni i Elbasanit”.

Hetimet janë hapur pas rizhvarrosjes së eshtrave të gjetura vite më parë në fshatin Babje të Librazhdit, të cilat dyshoheshin se i përkisnin pikërisht “Renit të Elbasanit”.

Nga kufoma e zhvarrosur janë marrë kompione ADN-jë për të vërtetuar nëse trupi i gjetur është vërtet i Renato Hamzës apo jo.

Ka qenë Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, i cili pas vlerësimit të situatës vendosi zhvarrosjen e trupit të gjetur në fshatin Babje të Librazhdit, çka mund t’i japë fund edhe misterit që mbart ngjarja.

Ndërkohë sipas burimeve jozyrtare, bëhet me dije se “Reni i Elbasanit” mund të jetë vrarë nga një grup kriminal që vepronte në zonën e Elbasanit. Arsye e vrasjes bësohet të ketë qenë pasi Reni kishte qenë dëshmitar në një krim të kryer prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat