Droga e fshehur mes bananeve/ Lihen në burg tre të arrestuarit! Ende në kërkim presidenti i kompanisë, Trifon Murataj

Shqipëria

Droga e fshehur mes bananeve/ Lihen në burg tre të arrestuarit! Ende në kërkim presidenti i kompanisë, Trifon Murataj

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 13:31
Trifon Murataj

Gjykata e Durrësit vendosi të lejë në burg tre të arrestuarit për drogën e gjetur mes bananeve në Portin e Durrësit pasditen e së enjtes.

Gjyqtari Paulin Çera dha vendimin arrest në burg me afat 45 ditor për administratorin e  kompanisë Zico sh.a dhe dy punonjësve  të kompanisë private të skanerit të cilët arritën të arrestoheshin në kuadër të operacionit “Again”.

Tre të arrestuarit kanë mohuar akuzat duke deklaruar se çdo gjë e kanë kryer konform ligjit. Ndonëse mbrojtja e tyre kërkoi lirimin e të arrestuarve nga salla e gjyqit, ose nëse vlerësohet ndryshe “detyrim paraqitjeje” gjykata caktoi arrest në burg me afat si kohë e mjaftueshme për të vërtetuar pretendimet e palëve, ndërsa prokuroria pritet të sigurojë prova të tjera që mbështesin akuzat.

Pasditen e vonë të së enjtes së kaluar, pas  kontrollit fizik në një kontejner me banane ku u gjetën dhe sekuestruan 33,5 kg kokainë u arrestuan shtetasit Petrit Demishaj, administrator i kompanisë Zico sh.a., porositëse të mallit, dhe dy punonjësit e skanerit në turn Alban Naziraj dhe Artur Sevdaraj.

Të tre të akuzuar për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikim kompjuterik”.

Në kërkim u shpall dhe presidenti i kompanisë Trifon Murataj, i cili nuk është ndaluar ende nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat