Aksident në Devoll/ Makina përplas 13 vjeçarin, fëmija dërgohet në spital

Shqipëria

Aksident në Devoll/ Makina përplas 13 vjeçarin, fëmija dërgohet në spital

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në fshatin Qytezë të Devollit.

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale T.D teksa ka qenë duke drejtuar makinën e tij tip Benz ka përplasur një fëmijë 13 vjeç.

Fëmija është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici.

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 04.11.2022, rreth orës 15:05, në fshatin Qytezë, Devoll, shtetasi T. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një 13-vjeçar, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi T. D., është shoqëruar për veprime të  mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat