Arrestohet një 23-vjeçar në Durrës, i përfshiu dy të mitur në shpërndarje droge

Shqipëria

Arrestohet një 23-vjeçar në Durrës, i përfshiu dy të mitur në shpërndarje droge

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Është arrestuar një 23- vjeçar  që rekrutonte adoleshentë për shpërndarje narkotikësh.

I riu shpërndante drogë në doza, në qytetin e Durrësit dhe kishte përfshirë në këtë veprimtari edhe dy të mitur, 15 dhe 16 vjeç.

Në momentin e arrestimit M. B. ishte së bashku me dy të mitur, 15 dhe 16 vjeç,  të cilët kishin gati për shitje lëndën narkotike kanabis të ndarë në doza.

në pranga 23-vjeçari që shpërndante drogë në doza, në Durrës dhe kishte përfshirë në këtë veprimtari edhe dy shtetas të mitur, 15 dhe 16 vjeç.  Sekuestrohet lënda narkotike kanabis e ndarë në doza, gati për shitje. Shërbimet e Policisë së Durrësit, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e aktiviteteve kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, në kuadër të operacionit policor të koduar “November”, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: M. B., 23 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës. 

Në përfundim të veprimeve, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shtytja e të miturve në krim””, sipas policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat