Shpërndante drogë dhe përdorte dhe dy të mitur për aktivitetin, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

Shqipëria

Shpërndante drogë dhe përdorte dhe dy të mitur për aktivitetin, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Vihet në pranga 23-vjeçari që shpërndante drogë në doza, në qytetin e Durrësit dhe kishte përfshirë në këtë veprimtari edhe dy shtetas të mitur, 15 dhe 16 vjeç.

Sekuestrohet lënda narkotike kanabis e ndarë në doza, gati për shitje.

Shërbimet e Policisë së Durrësit, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e aktiviteteve kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, në kuadër të operacionit policor të koduar “November”, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

-M. B., 23 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient të pabanuar, shërbimet e Policisë i gjetën 23-vjeçarit, një sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje. Në momentin e kapjes, 23-vjeçari ishte së bashku me dy të mitur, 15 dhe 16 vjeç, të cilët dyshohet se i shfrytëzonte për të shpërndarë lëndë narkotike.

Në përfundim të veprimeve, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shtytja e të miturve në krim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat