Nis seanca gjyqësore ndaj ish-bosit të kriptomonedhave Faruk Ozer

Shqipëria

Nis seanca gjyqësore ndaj ish-bosit të kriptomonedhave Faruk Ozer

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 09:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas disa seancave të shtyra, ka rinisuar sot seanca gjyqësore ndaj ish-bosit të kriptomonedhave Faruk Ozer.

Faruk Fatih Özer në vitin 2017 ka krijuar një platformë online të quajtur “Thodex” me funksion shkëmbimin e kripto-monedhës. Pasi ka akumuluar afërsisht 2 miliard USD pasuri në asete dixhitale ai e ka mbyllur atë dhe të gjitha rrjetet sovciale dhe është larguar nga Turqia.

Për këto arsye shtetasi turk Faruk Fatih Özer ishte  shpallur në kërkim ndërkombëtar me kartelë të kuqe për llogari të Zyrës Qëndrore të Interpol Ankara.

Autoritetet turke të cilat kanë lëshuar Urdhrin Ndërkombëtar të Arrestit ndaj këtij shtetasi, kanë bërë të ditur se pas arrestimit të tij, menjëherë do të nisin procedurat për ekstradim në rrugë diplomatike dhe gjyqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat