Hakerët publikojnë të dhënat e kryeministrit Edi Rama

Shqipëria

Hakerët publikojnë të dhënat e kryeministrit Edi Rama

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 19:48
Edi Rama

Në postimin e radhës në faqen ‘Homeland Justice’ janë publikuar hyrje-daljet dhe letërnjoftimet e kreut të qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama.

Materiali i publikuar është shoqëruar edhe me një mesazh:

“Zoti kryeministër i Shqipërisë, a i keni treguar popullit tuaj se taksat që ata paguajnë përdoren për të strehuar terroristët e MEK në Durrës? A po iu jepet shqiptarëve njësoj tokë, shtëpi, ushqim dhe karburant falas”, lexohet në mesazhin e publikuar nga hakerat në Homeland Justice.

Image

Euronews Albania raportoi se materiali i publikuar këtë të enjte është identik me ato të publikuar më herët nga hakerat; hyrje-daljet e zyrtarëve të lartë, ku këtë radhë janë hyrje-daljet në vite të kryeministrit Edi Rama dhe letërnjoftimet me të dhënat personale.

Është i njëjti material konfidencial i publikuar më herët për ish-kreun e policisë së shtetit, Gledis Nano dhe kreun e SHISH, Helidon Bendo.

Publikimi i radhës vjen në vazhdën e publikimeve të mëhershme të të dhënave konfidenciale të nxjerra nga sistemet e institucioneve shqiptare.

Më herët hakerat kanë publikuar lista të tjera, të cilat kishin në shënjestër punonjës të Policisë së Shtetit.

Që prej vitit 2021 Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të këtij viti që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platforma e shërbimeve online e-Albania.

Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare të vendit. Për këto sulme Shqipëria ka fajësuar Iranin dhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat