Diplomati Nesturi flet për zhvillimet që priten: Tirana është garë e mbyllur

Shqipëria

Diplomati Nesturi flet për zhvillimet që priten: Tirana është garë e mbyllur

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 14:47
Plator Nesturi

Diplomati Plator Nesturi deklaroi në studion e MCN Live se marrëveshja e nënshkruar mes Berishës dhe Metës ishte e pritshme, pasi gjenden përballë PS që aktualisht me krizën e opozitës ndihet e fortë.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Nesturi tha se nëse PL do ta ndiente aureolën e fitores, do të ishte më agresive dhe do të kërkonte më shumë poste dhe nuk do binte dakord vetëm me Keshillat Bashkiak. Sipas analistit gara për Tiranën është e mbyllur.

"Një marrëveshje e kësaj natyre ishte e pritshme, problemi ka të bëjë me modalitetet, nuk është çudi që forcat opozitare të bëjnë marrëveshje sidomos përballë një kundërshtari si PS. Po të ndihej keq POS do përpiqej të përçante, por ndihet aq mirë me krizën që ka përfshirë opozitën.

Po shikojmë që kemi një lëshim të faktit që i jepet prerogativë PD-së dhe pjesa tjetër tërhiqet nga gara dhe futet vetëm tek gara e këshillave. Nëse do të ishte afër aureola e fitores, PL do ishte agresive për të marrë poste, fakti që është një një situatë jo të mirë ka një strategji. Strategjia e PL ka të bëjë me faktin që duket që ka dyshueshmëri të besueshmërisë së bashkëpunimit. Është mënyrë që t’ia lënë faturën e humbur PD-së. Berisha është futur tek primaret nuk mund të futet të gjejë formula bashkëpunimi me partitë e tjera, është një trysni që i bëhet dhe partive të tjera më të vogla që mund të kenë kapacitete për të fituara kandidatë në bashki të veçanta. Partia e Dules doli dhe tha që do jemi kundër Ramës, por që në tre bashki mund të dalim më vete. Shenja e parë që nuk ka kohezion të brendëshm brenda kampit opozitar.

Do flisnim ndryshe nëse do kishim një opozitë solide, e shoh garën të pabarabartë. Çdo parti ka sensorët e vet. Po shohin si vijon shkërmoqja në PD. Në zgjedhjet e përgjithshme,  fushata në Tiranë ka filluar herët. Në ndjesitë e mia, Tirana është e mbyllur, opozita të shohë për ndonjë bashki tjetër.

Marrëveshja me atë që pamë, ishte shumë e mjegullt, shumë gjëra ishin pa formë, shtojca fjalësh për të mbushur një tekst. Ishte në terma të përgjithshëm nuk mund të quhet marrëveshje. PL e ka ulur nivelin e saj krahasimisht me LSI. Në këtë betejë kemi një lojtar më pak, nuk mund ë quhesh kundërshtar me peshë nëse kërkon këshilla bashkiak. Kjo është realisht ulje e tempit dhe nuk shoh sinergji për të përballur mazhorancën. E shoh të paqartë faktin si do të jetë marrëveshja e PD-së me aleatët dhe sa do i bashkohen me këto terma dhe aleatët e tjerë.  Nuk fusim pjesën tjetër të PD, mënyra si po operohet po bëhet si marrëveshje mes aleatësh dhe jo pjesë e së njëjtës familje politike", u shpreh diplomati në fjalën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat