Humb jetën tragjikisht 20-vjeçari në Fushë-Krujë! “Smarti” del nga rruga dhe ndahet në mes

Shqipëria

Humb jetën tragjikisht 20-vjeçari në Fushë-Krujë! “Smarti” del nga rruga dhe ndahet në mes

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në fshatin Arrameas të Fushë Krujës, ku për pasojë ka humbur jetën një 20-vjeçar.

Mësohet se mjet tip “Smart” me targë AA062TO, e ciladrejtohej nga 20-vjeçari H.V., ka dalë nga rruga duke përfunduar në shtratin e lumit Zezë.

Si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën pasagjeri 20-vjeçari me inicialet M.T., banor në fshatin Larushk.

Drejtuesi i mjetit aktualisht është dërguar tek Spitali i Traumës në gjendje shoku.

Shkak i aksidentit mësohet të jetë shpejtËsia dhe një kthesë e fortë në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat