Teologu shqiptar: Njeriu i parë jetoi 960 vjet, vdiq aksidentalisht

Shqipëria

Teologu shqiptar: Njeriu i parë jetoi 960 vjet, vdiq aksidentalisht

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 09:36
Mirkon Çako

Teologu Mirkon Çako thotë se njeriu u krijua që të ishte i pavdekshëm.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Çako u shpreh se njeriu i parë, jetoi 960 vjet dhe vdiq aksidentalisht, për shkak të një mëkati.

Sipas tij, vdekja është një mister edhe sot e kësaj dite për shkencën.

“Njeriu, në subkoshiencën e tij, në psikologjinë e tij, por dhe në ndërtimin e tij fizik, u krijua që të ishte i pavdekshëm. Nëse ne i referohemi Biblës, Adami jetoi 960 vjet. Njeriu i parë, Adami, që ne besojmë bashkë me Evën që doli nga brinja e tij, ishin krijuar me potencialin për të qenë të pavdekshëm.

Vdekja te njeriu, erdhi si një aksident për shkak të mëkatit.  Njeriu dëgjoi ofertën e djallit, ha se duke ngrënë nga fruti i ndaluar do të jetosh, por njeriu kur hëngri atë që ndaloi perëndia, pësoi së pari vdekjen shpirtërore dhe më pas atë fizike”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat