Ligji për dosjet/ Spartak Braho: Do hapen për të larë hesapet. Ka funksionarë politikë që kanë qenë pjesë e Sigurimit

Shqipëria

Ligji për dosjet/ Spartak Braho: Do hapen për të larë hesapet. Ka funksionarë politikë që kanë qenë pjesë e Sigurimit

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 21:40
Spartak Braho

Ish-deputeti Spartak Braho, në emisionin “Frontline” në News24, foli për ligjin për dosjet. Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço, Braho tha se dosjet do të hapen për të larë hesapet, duke shtuar se do të jetë Autoriteti ai që do të lejojë e kush janë dosjet që hapen dhe kush jo.

Pjesë nga biseda në studio:

Spartak Braho: Do hapen ato që miratojë Autoriteti i Dosjeve. Do të lejojë autoritetit, kjo do të hapet dhe kjo jo. DO të japë leje autoriteti, dosjet hapen për të larë hesapet.

PS do të lajë hesapet me Ilir Metën. Kam qenë i mendimit që duhen hapur, por me kujdes sepse ka çështje sensitive, ato që përbëjnë vërtet sekret shtetëror , ashtu sikur preken edhe marrëdhënie të afërta. Por jam dakord që këta u morën vesh për tu hapur dhe secili për të larë hesapet.

PD , duan ti bien Sali Berishës. Në qeverinë, parë Meksi me president Berishën, 9 ministra bashkëpunëtor të Sigurimit. Politikisht vijojnë të jenë aktivë. Kanë qenë pjesë e bashkëpunëtorëve të aktivizuar nga Sigurimi. Nuk flas me emra. Kryetari i Parlamentit i ndjeri kishte qenë bashkëpunëtor. Ka një kod moral nuk flas me emra.

Funksionarë që janë aktiv në politike që kanë qenë bashkëpunëtor të sigurimit?

Braho: Ka majtas edhe djathtas, ishte ushtri ajo.

Do sjellë reagime?

Braho: Shqetësimet i patë. Gjysma e parlamentit nuk ishte kur u votua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat