‘Pyesni Ramën’, ambasadorja e BE-së e qartë për projektligjin e amnistisë fiskale

Shqipëria

‘Pyesni Ramën’, ambasadorja e BE-së e qartë për projektligjin e amnistisë fiskale

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 15:04
Christiane Hohmann

Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann ditën e sotme ka qenë në qytetin e Korçës, bashkë me anëtarë të Komisionit të Integrimit Evropian.

Gjatë agjendës së saj, ajo ka takuar studentët e Universitetit të Korçës, por jo vetëm.

Ambasadorja nuk ka pranuar të komentojë gjatë këtë proces, duke u shprehur me fjalinë “Pyesni Kryeministrin”.

Hohhman: Në fakt është hera e parë që samiti ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor vjen në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për herë të parë në Shqipëri dhe kjo tregon sa i rëndësishëm është ky vend për ne dhe anëtarësimi i këtyre vendeve në BE si dhe puna që këto vende do të bëjnë. Në Shqipëri në datën 6 dhjetor do të vijnë liderët e të gjithë BE-së që do të diskutojnë çështje shumë të rëndësishme për të ardhmen e e BE.

Gjatë ditëve të fundit, edhe ambasadorja amerikane, Yur Kim ka takuar aktorë të opozitës dhe mazhorancës mbi amnistinë fiskale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat