E përplasi kamioni, vdes 75-vjeçari në Lezhë

Shqipëria

E përplasi kamioni, vdes 75-vjeçari në Lezhë

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 20:35
Ilustrim

Jak Gjergji 75-vjeç, të cilin e përplasi një kamion pasditen e sotme në aksin Lezhë-Milot nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Mësohet se i moshuari u nis me urgjencë drejt spitalit pas ngjarjes, por nuk mundi të mbijetonte.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende. Drejtuesi i automjetit, Bledar Tahiri është shoqëruar për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Njoftimi:

“Rreth orës 16:50, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënkollit”, shtetasi B. T., duke drejtuar mjetin kamion, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin J. Gj. 75 vjeç, banues në Lezhë, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat