Dritan Zagani nuk përmbahet: Jemi bërë një shtet bananesh

Shqipëria

Dritan Zagani nuk përmbahet: Jemi bërë një shtet bananesh

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 16:05
Dritan Zagani

Ish-oficeri i policisë, Dritan Zagani thekson se vendi ynë drejtohet nga njerëz arrogantë, dhe sipas tij këtë gjë po e thonë dhe hakerat.

Në një intervistë për Euronews Albania, Zagani u shpreh se Shqipëria vjedh nga të gjitha anët dhe se qeveria nuk pranon të vërtetën.

“Edhe hakerat po na e thonë troç që drejtohemi nga njerëz arrogantë. Kemi një qeveri që nuk pranon kurrë të vërtetën sepse e vërteta e tyre i nxjerr lakuriq. Kemi një shtet që vjedh nga të gjitha anët, ky është rezultati, tallemi nga hakerat iranianë”- theksoi ai.

Teksa ka folur për trafikun e drogës Shqipëri, ish-oficeri i policisë tha se jemi bërë “shtet bananesh”.

“Sot në vendin tonë quhet burrë i zoti ai është që fut një kontejner me ‘banane’  brenda. Kriminelët sot flasin hapur për aktivitetin e tyre kriminal. Quhet si fisnikëri, kjo ka ardhur si rezultat i politikës. Jemi bërë shtet bananesh”- përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat