Era e fortë rrëzon pemën mbi një makinë në Tiranë

Shqipëria

Era e fortë rrëzon pemën mbi një makinë në Tiranë

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 08:49
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Një pemë është rrëzuar në orët e para të mëngjesit në Tiranë dhe ka rënë mbi një makinë të parkuar.

Mjeti është shkatërruar plotësisht në pjesën e pasme, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Sami Frashëri, rreth orës 04:00 të mëngjesit në kryeqytetin shqiptar dhe shkak besohet të jetë era e fortë.

Moti i keq shoqëroi vendin gjatë gjithë javës, me erë të fortë, rrebeshe shiu dhe rrëshqitje të dherave. /a2news

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat