Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë Prokurorin e Tiranës

Shqipëria

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë Prokurorin e Tiranës

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 10:35
Arian Përmeti

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Prokurorin e Tiranës, Arian Përmeti.

Prokurori u përball më 15 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore që zgjati rreth tre orë, u pyet dhe dha shpjegime për pasuritë e trashëguara nga prindërit për të cilat u konkludua se kishin burime të ligjshme, si dhe për një çështje penale të cilën nuk e kishte hetuar. Prokurori Përmeti mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës.

Përmeti deklaroi në seancë se pasuritë që ai zotëron rrjedhin nga burime të ligjshme, konkretisht nga trashëgimia ligjore e prindërve të tij të ndjerë, si trashëgimtarë të një pjese të pronave të familjeve Përmeti dhe Kosova, të rikthyera ose të kompesuara me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Në fillim të seancës u relatua se bazuar në një informacion të publikuar në një media, ishte riçelur hetimi administrativ për prokurorin Përmeti. Subjekti theksoi se nuk e kishte hetur çështjen për të cilën shkruhej në artikull.

Procesi i rivlerësimit për prokurorin Arian Përmeti u krye nga trupa e KP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat