Vrau dy motrat me të cilat kishte lidhje intime, burg përjetë për Përparim Ademin

Shqipëria

Vrau dy motrat me të cilat kishte lidhje intime, burg përjetë për Përparim Ademin

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 14:01
Zhaneta dhe Krisntina Bardhi si dhe Përparim Ademin

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Përparim Ademin për ngjarjen që tronditi Tiranën rreth dy vite më parë.

Ademi është dënuar për akuzën për vrasjen e dy motrave Zhaneta Metani e Kristina Bardhi me të cilat kishte lidhje intime dhe dyshonte se njëra prej tyre e tradhtonte.

Ademi vrau ish të dashurën dhe motrën e saj Zhaneta Metani e Kristina Bardhi, me 31 dhjetor 2020. Ai ka kërkuar disa herë të fitojë lirinë me argumentin se vuan nga probleme mendore por kjo kërkesë është rrëzuar.

Nga mjekësia ligjore ai rezultoi pa asnjë problem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat