Gazetari Artan Hoxha tregon pse u vunë në shënjestër email-et e Gledis Nanos: Përmes tij kalonin…

Shqipëria

Gazetari Artan Hoxha tregon pse u vunë në shënjestër email-et e Gledis Nanos: Përmes tij kalonin…

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 22:42
Gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka bindjen se në qendër të hakerimit të të dhënave të shqiptarëve qëndrojnë iranianët.

Referuar email-eve të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Gledis Nano, Hoxha tha se ai ka qenë i targetuar nga iranianët për shkak të pozicionit në krye të antiterrorist.

“Pse është hakeruar Gledis Nano? Duke qenë drejtor i antieterrorit dhe ka patur lidhje me aleatët, përmes tij kalonin informacionet që lidheshin edhe me iranianët. Ndaj kanë vënë në shënjestër Gledis Nanon dhe jo Artan Lamen e Aluiznit.

Ata kanë vënë një zyrtar që sipas tyre ishte i rëndësishëm dhe donin informacionet që ka Shqipëria në lidhje me rrjetin agjenturor, lëvizjet në kampin e Manzës, është një punë agjenturore e mirëfilltë”, tha Hoxha në emisionin “Opinion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat