Inteligjenca amerikane: Rusia ka ndikuar në zgjedhjet e fundit në Shqipëri

Shqipëria

Inteligjenca amerikane: Rusia ka ndikuar në zgjedhjet e fundit në Shqipëri

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 00:42
Vladimir Putin

Rusia ka shpenzuar fshehurazi më shumë se 300 milionë dollarë që nga viti 2014 në përpjekje për të ndikuar te politikanët në më shumë se 24 shtete, përfshirë Shqipërinë.

Kështu ka pretenduar Departamenti Amerikan i Shtetit në një kabllogram të publikuar rishtazi.

Aty shkruhet se Rusia ka ndikuar në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, Bosnjë dhe Mal të Zi.

Kabllogrami, i nënshkruar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe i publikuar sot citon një vlerësim të ri të inteligjencës për përpjekjet e fshehta globale të Rusisë për të mbështetur politikat dhe partitë simpatike ndaj Moskës.

Kjo është përpjekja e fundit e administratës së Bidenit për të deklasifikuar inteligjencën rreth synimeve ushtarake dhe politike të Moskës.

Ndryshe nga lobimet e tjera të deklaruara nga Qeveritë e huaja, ndikimi i fshehtë i Rusisë përfshin përdorimin e organizatave për të derdhur para në kauza ose politikanë të preferuar.

Në historinë e saj,  edhe SHBA-të kanë financuar në mënyrë të fshehtë grupe politike dhe ka qenë përgjegjëse për përpjekjet për të rrëzuar ose minuar qeveritë e huaja.

Zyrtari, i cili informoi gazetarët në kushte anonimiteti – sipas rregullave të vendosura nga administrata – hodhi poshtë krahasimet midis aktiviteteve të Rusisë dhe financimit aktual të mediave dhe nismave politike nga SHBA.

“Putin po shpenzonte shuma të mëdha në një përpjekje për të manipuluar demokracitë nga brenda”, tha zyrtari.

Raporti, i cili u shënua si “i ndjeshëm” nuk ishte e destinuar për audiencën e huaj, por nuk ishte i klasifikuar, përmbante një sërë pikash bisedimi që diplomatët amerikanë ishin udhëzuar t’i ngrinin me qeveritë e tyre pritëse në lidhje me ndërhyrjen e supozuar ruse.

Sipas kabllogramit, zyrtarët e inteligjencës besojnë se Rusia planifikoi të transferonte “të paktën qindra milionë më shumë” fonde për partitë dhe zyrtarët simpatikë në mbarë botën.

Në kabllogram nuk thuhet se si zyrtarët e inteligjencës dolën me shifrën totale prej 300 milionë dollarësh.

Ai gjithashtu nuk adreson shqetësimet se Rusia ose kundërshtarë të tjerë mund të përpiqen përsëri të ndërhyjnë në politikën e SHBA-ve.

Marrë nga Washington Post, përshtatur për Albanian Post

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat