Miqtë e ruses së arrestuar për spiunazh në Gramsh mbledhin 5 mijë euro për të paguar avokatin, kush është youtuber-i britanik që dhuroi paratë!

Shqipëria

Miqtë e ruses së arrestuar për spiunazh në Gramsh mbledhin 5 mijë euro për të paguar avokatin, kush është youtuber-i britanik që dhuroi paratë!

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 23:00
Svetlana Timofeeva dhe Benjamin Rich

Miqtë e ruses së arrestuar në Shqipëri, Svetlana Timofeevakanë mbledhur 5000 euro për të paguar avokatin mbrojtës.

Ata kanë bërë një njoftim në faqen zyrtare të saj duke theksuar se 2350 janë mbledhur nga donacionet ndërkohë që pjesa tjetër e parave janë dhuruar nga Benjamin Rich. Më tej ata shpjegojnë se avokati po studion dosjen e çështjes për të mbrojtur rusen në gjykatë.

“Lajm i mirë. I kemi paguar zyrës së avokatit Shehu faturën e parë prej 5 mijë eurosh. 2350 euro janë mbuluar nga donacionet që ju dërguat në llogarinë e hapur në rubla.  Ndërsa pjesa tjetër e parave janë paguar nga realbaldandbankrupt. Ben ne të jemi vërtetë mirënjohës për këtë ndihmë. Dhe duam të falenderojmë të gjithë ata që morën pjesë në mbledhjen e fondeve. Nuk do ishte e mundur pa ju.

Tani avokati po studion dosjen e çështjes dhe po zhvillon linjën e mbrojtjes. Nuk e dimë ende edhe sa duhet të paguajmë  dhe çfarë shpenzimesh të tjera do të mbulojmë apo sa do të zgjasë procesi. Por do të mbledhim të gjitha të dhënat për t’ju raportuar më vonë”, shkruhet në postimin i cili është fshirë pas disa orësh.

Kush është Benjamin Rich

Ai është një bloger britanik i cili bën video udhëtimesh dhe i poston ato në kanalin e tij në Youttube ku mban emrin Bald and bankrupt. Në maj të këtij viti ai u ndalua në një qendër të kontrolluar nga Rusia nga Kazakistan.  Ai u lirua më vonë pasi pagoi gjobën e vendosur nga autoritetet.

Panorama.al bëri një vëzhgim në kanalin e tij në Youttube ku numëron më shumë se 3 mln ndjekës. Ai ka qenë disa herë në Shqipëri. Videon më të fundit në vendin tonë e ka realizuar në shtator të vitit 2020 ku ka marrë më shumë se 4 milion shikime. Rich shfaqet në sheshin Skënderbej duke folur për regjimin diktatorial të drejtuar nga Enver Hoxha.

Që aty ai merr një taksi për të udhëtuar drejt Vlorës. Në mes të videos, Rich tregon për regjimin e Enver Hoxhës dhe ndërtimin e bunkerëve. Ai thotë se kjo është arsyeja pse ka ardhur në Shqipëri ndërsa udhëton në mes të zonave më të largëta apo edhe qytete ku ka bunkerë dhe flet me banorët për arsyen e krijimit të tyre.

Akuzat për spiunazh

Svetlana Timofeva u arrestua në uzinën e armëve në Gramsh bashkë me dy të rinj prej të cilëve një rus dhe një ukrainas. Ata po mbahen në burg pasi dyshohen si të përfshirë në një rrjet spiunazhi. Tre të huajt tentuan të futen në uzinën e armëve dhe në momentin kur u ndaluan nga roja, njëri prej tyre u kundërpërgjigj me spraj piperi ndaj tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat