Deklarata e fortë e ekspertit të sigurisë: Persona të financuar nga Irani shantazhuan sot Edi Ramën

Shqipëria

Deklarata e fortë e ekspertit të sigurisë: Persona të financuar nga Irani shantazhuan sot Edi Ramën

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 23:10
Edi Rama

Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se sot kryeministri Edi Rama është shantazhuar drejtpërdrejtë nga persona të paguar nga Irani, pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike.

Ai tha se jo vetëm Rama por i gjithë populli shqiptar është kërcënuar se do të kemi fatkeqësi.

“Ka persona shqiptarë të cilët paguhen nga Irani për të hapur panik. Jo më larg se dy orë më parë në media, është shantazhuar drejtpërdrejtë kryeministri i Shqipërisë. Unë nuk e di se kush janë këto media që u japin hapësirë këtyre personave.

Ndërkohë që edhe grupi “Homeland Justice” ka kërcënuar popullin shqiptar duke thënë se do të kenë fatkeqësi si dhe kanë paralajmëruar se Shqipëria është “count down” nga ne”, tha Karamuço në Abc.

Kujtojmë që dy ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, pasi sic tha kreu i qeverise ka prova te besueshme se Irani qëndron pas sulmeve kibernetike qe iu be portalit e-albania.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat