“U vra apo nuk u vra”/ Sali Berisha: Jua tregoj unë se ku është Ervis Martinaj

Shqipëria

“U vra apo nuk u vra”/ Sali Berisha: Jua tregoj unë se ku është Ervis Martinaj

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 19:44
Ervis Martinaj dhe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama, ku ai porosiste Drejtorin e ri të Policisë, Muhamet Rrumbullaku që të zbardhë ngjarjen për Ervis Martinajn.

Berisha ka deklaruar se Ervis Martinaj është tek lojërat e fatit dhe për këtë duhet të pyesë Olsi Ramën.

“Sot Rama porosiste Met Rrumbullakun për Vis Martinajn, por ja tregoj unë ku është. Është tek lojërat e fatit. Shko te Olsi dhe t’i thotë Olsi.

Ai ishte njëshi i lojërave  të fatit, i vëllai i tij është hija i tyre dhe sa ishte ishin ilegale, seç ndodhi me të le pyes lojërat e fatit jo Met rrumbullakun, sa iku ai lojërat u bënë të ligjshme tani. Gjithçka lëviz në një trajektore nga kupola dhe zbret poshtë. Situatë dëshpëruese në pamje të parë. Por unë jam optimist”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat