Bashkëfshatari e godet me mjet prerës, ndërron jetë në spital i moshuari në Pogradec

Shqipëria

Bashkëfshatari e godet me mjet prerës, ndërron jetë në spital i moshuari në Pogradec

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Pasditen e sotme një person është vrarë me thikë në fshatin Gështenjas në Pogradec.

Shtetasi Fatimir Manellari, 63-vjeç goditi me mjet prerës shtetasin Safet Hyskollari 65-vjeç, i cili transportua në spitalin Rajonal te Pogradecit, por nuk arriti do t’i mbijetonte plagëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.09.2022, rreth orës 17:50, në fshatin Gështenjas, Pogradec, gjatë një konflikti, shtetasi F. M., 63 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. H., rreth 65 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat