U shembet banesa, 40 familje te "Kodra e Priftit" akuzojnë se projekti u devijua qëllimisht

Shqipëria

U shembet banesa, 40 familje te "Kodra e Priftit" akuzojnë se projekti u devijua qëllimisht

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 11:38
Qytetar

40 familje në zonën e “Kodrës së Priftit” në Tiranë janë ngritur sërish në protestë për shkak se u është dërguar shkresa për shembjen e banesave.

Sipas tyre projekti është ndryshuar qëllimisht duke favorizuar ndërtuesit e pallateve dhe duke dëmtuar banorët.

“Me devijimin e kryer pas korrikut 2001 preken minimalish 40 objekte ndërtesa. 80 për qind e tokës ku ishte planifikuar të kalonte gjurma fillestare është ende lirë. Kjo gjë të bën të mendosh që përfituesi potencial do të jenë klient privat dhe me përfitime kolosale.”

Madje ata e vënë theksin dhe te kosto e shtrenjtë e ndërtimit të aksit.

“Kostot ekonomike të ndërtimit të këtij segmenti që rezulton nga publikimi i këtij fondi fillestar të tenderuar rezulton 28 milion euro. Të vijnë në terren një komision ekspertësh.  Kërkojmë takim me kryeministrin për të sqaruar shqetësimin tinë të ligjshëm.”

Edhe pse kanë kërkuar reagimin në kohë të institucioneve edhe në këtë zonë duket se do të veprohet si në rastin e “Astirit” dhe “5 Majit” ku shtëpitë u shembën nën dhunën e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat