Parashikimi i motit dhe temperaturat për fundjavën

Shqipëria

Parashikimi i motit dhe temperaturat për fundjavën

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 20:11
Ilustrim

Pas disa ditëve me mot të paqëndrueshëm, fundjava duket se do të vijë pa praninë e reshjeve të shiut.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, fundjava pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim kryesisht në orët e mesditës.

Ditën e shtunë, era parashikohet të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 1-8 m/sek, ndërsa ditën e diel nga jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-7m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat