Po ktheheshin nga palestra, si ndodhi sulmi me armë zjarri ndaj dy efektivëve në Vlorë!

Shqipëria

Po ktheheshin nga palestra, si ndodhi sulmi me armë zjarri ndaj dy efektivëve në Vlorë!

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 00:56
Foto ilustrim

Parakalimi dyshohet të jetë bërë shkak i përplasjes mes dy policëve që u bënë shënjestër e plumbave në Vlorë.

Burime bëjnë me dije për Panorama.al se Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj kanë qenë duke u kthyer nga palestra në momentin kur janë hasur me automjetin ku po udhëtonte personi tjetër.

Dyshohet se pas një parakalimi nga ana e efektivëve personi që ka qenë duke udhëtuar në automjetin tip “Volksvagen” ka hapur zjarr në drejtim të automjetit të policëve.

Më pas ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Megjithatë policia po heton nëse sulmi me armë ka lidhje me detyrën e dy efektivëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat