“Protesta të gjata dhe…”- Berisha paralajmëron Ramën: Do shkatërrojmë këtë regjim!

Shqipëria

“Protesta të gjata dhe…”- Berisha paralajmëron Ramën: Do shkatërrojmë këtë regjim!

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 13:00
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha përsëriti qëndrimin e tij se rruga e vetme është protesta të gjata dhe të qëndrueshme me qëllim për të shkatërruar këtë regjim.

Në fjalën e tij në mbledhjen e kryesisë, Berisha deklaroi se ky është pushteti i dhunimit të votës, ndërsa patronazhistët i quajti terroristë të kuq të votës.

Berisha theksoi se “Edi Rama duhet të marrë të gjitha mësimet që meriton për dhunimin që i ka bërë votës së shqiptarëve”.

“Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për ti mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë. Protesta e gjatë e qëndrueshme, shkatërrimtare për këtë regjim është jetike dhe vendimtare për të ecur në rrugën e demokracisë.

Zonja dhe zotërinj, anëtarë të kryesisë dhe sekretarë të PD. Në këtë vend nuk zbatohet më asnjë ligj. Institucionit janë në funksion të pushtetit absolut të Ramës. Qytetarët janë të përjashtuar nga gjithçka. Nuk ekzistojnë qytetarë në Shqipëri, sepse ekzistojnë interesa të kësaj nomenklaturë të kalbur. Përgjigjja popullore ndaj tyre është rruga më jetike, më e domosdoshme dhe është detyra jonë që këtë mesazh ta përcjellim në çdo zemër, në çdo votër e derë të shqiptarëve.

Ky pushtet është pushteti i dhunimit të votës. Askush nuk mund ti diktojë shqiptarë të pranojë një pushtet që vjen nga vota e dhunuar e patronazhistëve, terroristë të kuq të votës.

Edi Rama duhet të marrë të gjitha mësimet që meriton për dhunimin që i ka bërë votës së shqiptarëve”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat