Dyshohet se e zuri korrenti, gjendet e pajetë në banesë 71-vjeçarja në Berat

Shqipëria

Dyshohet se e zuri korrenti, gjendet e pajetë në banesë 71-vjeçarja në Berat

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Një 71-vjeçare, e cila dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike është gjetur e pajetë në banesë.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, në fshatin Goriçan, Berat.

71-vjeçarja është gjetur pa shenja jete nga të afërmit e saj.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasen Sh.D., 71 vjeçe.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat