Këmbimi valutor/ Dollari tejkalon për herë të parë euron në kursin me lekun

Shqipëria

Këmbimi valutor/ Dollari tejkalon për herë të parë euron në kursin me lekun

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 07:41
Foto ilustrim

Dollari amerikan ka vijuar rritjen, ku sipas kursit të këmbimit lokal këtë të mërkurë blihet me 116.8 lekë dhe shitet me 118.1 lekë.

Duke shënuar në këtë mënyrë një arritje historike në raport me lekun, duke u këmbyer më shumë se euro.

Sakaq monedha evropiane vijon të mbetet në pozita të dobëta. Ajo blihet me 116.5 lekë dhe shitet me 117.2 lekë.

Paundi britanik ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm, ku në tregun valutor blihet me 137.3 lekë dhe shitet me 138.5 lekë.

Franga zvicerane ka regjistruar një rritje të ndjeshme të vlerës pasi në raport me javën e shkuar është blerë sot me 120.5 lekë dhe është shitur me 121.7 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat