Detaje të rënda nga vrasja e sotme, 51-vjeçari u ekzekutua me 7 plumba kallashnikovi

Shqipëria

Detaje të rënda nga vrasja e sotme, 51-vjeçari u ekzekutua me 7 plumba kallashnikovi

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 10:36
Vau i Dejës

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Vaun e Dejës, ku u vra më armë zjarri një person në orët e para të së martës.

Gazetari Teodor Gjerga bën me dije se Alfons Palushani vrau me kallashnikov me 7 plumba Agron Metushi, 51 vjeç gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Pas debatit mes tyre në një lokal të zonës, 37-vjeçari shkoi mori një armë dhe pasi u kthye qëlloi viktimën me 1 plumb në kokë, 4 në gjoks dhe 2 në krah.

51-vjeçari humbi menjëherë jetën. Pas ngjarjes ai u largua nga vendngjarja me një makinë tip BMW X5. Autori nuk është arrestuar ende nga policia.

Palushani është emigrant në Angli dhe pak ditë më parë ishte kthyer në Shqipëri.

Kanë qenë të paktë dëshmitarët për këtë ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat