Ky është i riu që theu arrestin shtëpiak, humbi jetën në paraburgimin e Lezhës

Shqipëria

Ky është i riu që theu arrestin shtëpiak, humbi jetën në paraburgimin e Lezhës

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

28-vjeçari Ordison Kastrioti, ka mbërritur pa shenja jetë në spitalin rajonal të Lezhës. Kastrioti me origjinë nga Tirana, i cili mbahej në paraburgimin e Shënkollit, është nisur me urgjencë drejt spitalit të Lezhës pasi është ndier keq.

Burime bëjnë me dije se 28-vjeçari ka pësuar infarkt.

Trupi i 28-vjeçarit do të dërgohet në morg ku edhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

28-vjeçari ndodhej në paraburgim pasi kishte thyer arrestin e shtëpisë. Pritet që të kryet autopsia dhe që organet kompetente të zbardhin të gjithë dinamikën dhe nëse i është dhënë ndihma e shpejtë sipas rregullave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat