Moti i keq dhe reshjet me intensitet bllokojnë 6 turistë në kanionin e Langaricës

Shqipëria

Moti i keq dhe reshjet me intensitet bllokojnë 6 turistë në kanionin e Langaricës

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Gjashtë turistë kanë mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës në Përmet dhe shkak është bërë moti i keq me reshje të dendura shiu.

Policia e Përmetit thotë se turistët kanë kërkuar ndihmë pasi kanë humbur orientimin dhe kanë mbetur të izoluar në vendin e quajtur “Gropa e Priftit”.

Mësohet se shkak është bërë dalja nga shtrati i lumit Langaricë si rezultat i reshjeve  me intensitet.

Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar për kërkimin dhe shpëtimin e tyre një grup i shërbimit zjarrfikës të bashkisë dhe grupi gatshëm i policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat