Goditi një polic dhe tentoi të arratisej, dënohet me 1.5 vjet burg shqiptari në Britaninë e Madhe

Shqipëria

Goditi një polic dhe tentoi të arratisej, dënohet me 1.5 vjet burg shqiptari në Britaninë e Madhe

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Dënohet me 1.5 vjet burg shqiptari në Britaninë e Madhe. Një 30-vjeçar shqiptar i identifikuar si Erjon Selivrada, është dënuar me 18 muaj burg në Britaninë e Madhe. Policët vunë re që po ecte me shpejtësi përtej limitit dhe e ndaluan. Por, ai sulmoi një oficer policie dhe u largua me vrap. Por nuk ishte aq me fat sepse u përplas teksa ecte nëpër rrugën A34 për t’i shpëtuar arrestimit më 20 janar.

Pas kontrollit në makinwn e tij, Policia gjeti kanabis me vlerë mijëra paund dhe një sëpatë. Selivrada, më pas sulmoi një oficer policie përpara se të ikte përmes A34, duke bërë që dy kamionë të përplasen.

Erjon Selivrada është dënuar për një sërë veprash të rënda dhe një sasi të madhe droge të klasit B.

Ndaj në seancën që u mbajt para disa ditësh, Selivrada u deklarua fajtor për shqetësim në shitje kanabisi, posedim sëpate, sulm me qëllim për t’i rezistuar arrestimit, posedim të pasurisë kriminale, shkaktim rreziku për përdoruesit e rrugës, drejtimin e një automjeti pa patentë dhe lëvizje me shpejtësi përtej limiteve. Pasi të përfundojë dënimin me burg në Britaninë e Madhe, do të deportohet drejt Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat