Gara për kreun e Forumit Rinor në Partinë Demokratike, miratohen 6 kandidatët

Shqipëria

Gara për kreun e Forumit Rinor në Partinë Demokratike, miratohen 6 kandidatët

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Ditën e sotme, janë miratuar 6 kandidatët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ku mësohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në FRPD, ka shpallur hapjen e fushatës zgjedhore nga 1 Gushti deri në 30 Shtator.

Ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen më 1 Tetor 2022.

Kandidatët zyrtarë për kryetar të FRPD janë: Alesia Balliu, Arnold Kariqi, Artion Bajramaj, Barbara Doda, Besart Xhaferi dhe Mariglen Doçi.

Njoftimi:

“Miratohen kandidaturat për lidershipin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në FRPD shpall hapjen e fushatës zgjedhore nga 1 gushti deri në 30 shtator. Dita e Zgjedhjeve do të jetë data 1 tetor 2022.

Për njoftimet dhe përditësimet më të fundit na ndiqni në rrjetet tona sociale.

Urime dhe suksese gjithë kandidatëve!”,-shkruhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat