Zjarr masiv në Dropull/ Bashkia ngre alarmin për ndërhyrje nga Emergjencat Civile

Shqipëria

Zjarr masiv në Dropull/ Bashkia ngre alarmin për ndërhyrje nga Emergjencat Civile

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Dropull- Shqipëria vijon betejën me zjarret, ndërsa situata duket më e vështirë në Dropull.

Deri tani janë djegur 5 ha pyll drurë të rrallë të llojit Prall dhe 10 ha kullota, ndërsa mësohet se vatra e zjarri është duke marrë përmasa edhe më të mëdha. Në vendngjarje janë 40 forca zjarrëfikëse dhe efektivë nga Bashkia e Dropullit.

Shefi i zjarrëfikësve të Dropullit Alqi Kosta, është shprehur, se ka kërkuar ndihmë nga zjarrëfikesit e Libohovës dhe Gjirokastrës.

Ndërkaq kryetari i Bashkisë së Dropullit, Dhimitër Toli, ka kërkuar me urgjencë nga Emergjencat Civile në Tiranë, helikopter për shuarjen e zjarrit masiv pasi është e pamundur të ndërhyhet nga toka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat